Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufi, kjo është gjendja momentale në Merdare

  • 01 August 2019 - 08:44
Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufi, kjo është gjendja momentale në Merdare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar sot se në pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët po presin më shumë se 3 orë për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë po presin 2 orë deri në 2 orë e gjysmë.

Kolona është e gjatë deri në 2000 metra për të dalur nga Kosova, ndërsa për të hyrë deri në 500 metra.

Ndërkaq te Dheu i Bardhë pritja është 20 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 60 minuta për të dalur

Kurse, në kufirin Muçibabë pritjet janë më të gjata. Për të hyrë në Kosovë prej kësaj pike udhëtarët duhet të presin 30 minuta e për të dalur duhet të presin 1 ore e 30 minuta.

Mbrëmë mërgimtarët kanë pritur deri në katër orë për të dalur nga Kosovë në kalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare.

Kosova Sot Online )