Sejdiu e di shtegun për LDK-në

  • 01 August 2019 - 14:29
Sejdiu e di shtegun për LDK-në

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike dhe ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka realizuar për të parë pas disa vjetësh një takim me kryetarin aktual të këtij subjekti politik Isa Mustafën. 

“Gjithmonë kam pasur dhe kam shprehur gatishmërinë time që të marrë përgjegjësitë e duhura në udhëheqje të LDK-së dhe natyrisht paraqitje formale bëhet në Kuvend. Do të analizoj deri atë ditë. Kam vendosur përgjegjësinë time për të qenë i gatshëm për të marrë përgjegjësi”, tha Fatmir Sejdiu.

Ish kryetari i LDK-së pret që propozimi dhe qasje e tij do të merret parasysh nga Isa Mustafa dhe të tjerët brenda LDK-së. 

Sipas tij ishte një takim me kryetarin Isa Mustafa, ku kanë biseduar për situatën politike aktuale, për mobilizimin për zgjedhje.

"Mendoj se duhet gjetur shtegun ma të mirë të mundshëm për me pas një proces të mbarë”, tha ish kryetari Fatmir Sejdiu 

(Kosova Sot Online)