Haradinaj shkon në Drenicë pasi ia morri PDK-së Naim Bazajn

  • 01 August 2019 - 16:01
Haradinaj shkon në Drenicë pasi ia morri PDK-së Naim Bazajn

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot ka takuar anëtarin e ri të AAK-së, Naim Bazajn.

Haradinaj ka vizituar familjen Bazaj në Drenicë ku e kanë pritur në konak familjarët e anëtarit më të ri të AAK-së.

Haradinaj përmes Facebookut ka shkruar se së Naim Bazaj në AAK po futet së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme.

“Mikpritje shqiptare, në konakun e familjes patriotike Bazaj të Drenicës. Bujaria dhe atdhedashuria, që e shquajnë tërë Drenicën, janë tipare edhe të Naimit, një nga komandantët e dalluar të ushtrisë sonë çlirimtare, i cili rrugëtimin politik ka vendosur ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i ka falënderuar ata për besimin ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Falemnderit për mikpritjen dhe besimin në vizionin e Aleancës për shtetin dhe atdheun. Të vërtetë në luftë, ashtu edhe në paqe. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj. 

(Kosova Sot Online)