Kryetari i Tuzit premton 200 euro për çdo fëmijë të lindur

  • 01 August 2019 - 16:03
Kryetari i Tuzit premton 200 euro për çdo fëmijë të lindur

Kryetari i ri i Komunës Tuzit në Mali të Zi, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook dhënë një lajm të mirë për qytetarët e këtij vendi të Malësisë.

Ai ka thënë se për çdo fëmijë që lind në këtë komunë do të ketë shpërblim 200 euro.

Ky është shkrimi i plotë i Gjeloshaj në Facebook:

Mbështetja për qytetarët tonë, në të gjitha lëmitë, është dhe do të mbetet objektivi kryesor i vetëqeverisjes lokale!

Një nga aktivitet tona, që mund ta cilësojmë si risi është mbështetja për fëmijët e posalidur. Andaj çdo lindje e re në komunën tonë do të shpërblehet me vlerë prej 200 euro!

Vlerësojmë që me ketë aktivitet do të përkrahim, sidomos familjet e reja nga treva e Malësisë!

(Kosova Sot Online)