Shpend Ahmetit i vjen goditja e rëndë, ky është paralajmërimi

  • 02 August 2019 - 07:48
Shpend Ahmetit i vjen goditja e rëndë, ky është paralajmërimi

“Shpend Jahti duke vrapuar pas pushtetit qendror është zhveshur komplet nga posti i kryetarit të komunës, siç ishte rasti i të ashtuquajturit "Ekip negociator", ku paradoksalisht kishte lënë detyrën kushtetuese dhe obligimet ndaj qytetarëve duke vrapuar pas privilegjeve personale”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Kryetari i komunës Shpend Ahemti, sipas bindjeve të analistëve politikë të bazuara në raportet e vlerësimit negativ të punës së tij në krye të ekzekutivit të Prishtinës nga ana e OJQ-ve, vlerësojnë se sidomos në këtë mandat të dytë po vazhdon me të madhe teposhtën shkatërrimtare me keq qeverisjen e dështuar.

Image

Sipas raportit të fundit të monitorimit nga OJQ-ja, INPO, Prishtina e Shpend Ahmetit, për gjashtë muaj shpenzon vetëm 9.89% të buxhetit për investime kapitale.

Sipas INPO-së, Kuvendi komunal i Prishtinës në mbledhjen e shtatë ka pasur në rend dite diskutimin për raportin financiar janar-qershor 2019, raport i cili pasqyron defektet kronike të kësaj komune lidhur me shpenzimet e buxhetit për projekte kapitale por kryetari ka ikur nga debati. Raporti i monitorimit zbulon se si nga 147 projekte kapitale që kanë të planifikuara drejtoritë komunale, realizimi ka filluar vetëm në 44 nga to apo 29.93%. Gjendje më e rëndë dhe e cila kërkon veprime urgjente është Drejtoria e investimeve kapitale e cila nga 33 projekte ka filluar t’i realizojë vetëm gjashtë projekte.

 

Sipas analistëve politikë, kjo qeverisje e dështuar e Shpend Ahmetit tregon më së miri se si ai e ka harruar tërësisht obligimin e marr për qeverisjen e komunë, dhe tani kalkulimin e vetëm po e bënë se si të gjen strehë në listat zgjedhore të partive të mëdha politike, për koalicion parazgjedhor, nga rreziku i mos kalimit të pragut zgjedhor, vetëm e vetëm për tu bërë edhe njëherë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit dhe eventualisht pjesë e qeverisë së ardhshme në nivelin qendror pas zgjedhjeve nacionale.

Një konstatim të tillë e nxjerr për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Florim Zeqa, sipas të cilit shihet fare qartë nga raportet e organizatave të pa varura që monitorojnë qeverisjen në komunën e Prishtinës dhe jo vetëm, siç është INPO, se Shpend Ahmeti po dështon tërësisht në krye të Prishtinës, ngase raporti nxjerr në shesh komplet dështimet e Shpend Ahmetit në qeverisjen e Prishtinës.

“Nga të dhënat e sipër cekura, shihet qartë se Shpend Ahmeti e ka harruar tërësisht obligimin e marr nga qytetarët për qeverisjen e komunë dhe tani kalkulimin e vetëm po e bënë se si të gjen strehë në listat zgjedhore të partive të mëdha politike, për koalicion parazgjedhor, nga rreziku i mos kalimit të pragut zgjedhor, vetëm e vetëm për tu bërë edhe njëherë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit dhe eventualisht pjesë e qeverisë së ardhshme në nivelin qendror pas zgjedhjeve nacionale. Shpend Ahmeti i ardhur në krye të Prishtinës me premtime të mëdha qeverisëse, është shndërruar në një oligark të madh e të pangopshëm, i joshur tërësisht nga pushteti qendror, nga një kryetar kryeqyteti është kthyer në abuzues dhe matrapaz ordiner’, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, lërja në harresë e komunës së Prishtinës nga Shpend Ahmeti dhe vrapo pas qeverisë qendrore ka filluar kaherë, kur është formuar ekipi negociator për bisedime me Serbinë, i cili fatmirësisht u shpërbë me ndëshkimin meritor të Gjykatës kushtetuese.

“Shpend Jahti duke vrapuar pas pushtetit qendror është zhveshur komplet nga posti i kryetarit të komunës, siç ishte rasti i të ashtuquajturit "Ekip negociator", ku paradoksalisht kishte lënë detyrën kushtetuese dhe obligimet ndaj qytetarëve duke vrapuar pas privilegjeve personale. Në emër të "Ekipit negociator", për disa muaj rresht, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti në cilësinë e kryetarit të Prishtinës së bashku me kryetarin e NISMA-s i mbajtën "zhagun" Hashim Thaçit në dialogun e Brukselit duke shtyrë para idenë e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, dështimet e mëdha në Shpend Ahmetit me Prishtinën, e kanë kthyer atë në personin më të urryer në kryeqytet e që para më shumë se 6 vitesh, kur po përgatitej për mandatin e parë, ishte një nga figurat e besuara politike, që me kalimin e kohës doli të jetë mashtruesi më i madh.

“Vargu i gjatë i dështimeve në qeverisjen komunale, e ka kthyer Shpend Ahmetin në kryetarin më të dështuar në Kosovë dhe qytetarin më të urryer në kryeqytet”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot Online“.

(Kosova Sot Online)