Dështimet e Shpend Ahmetit nuk kanë të ndalur, i lë qytetarët pa ujë

  • 02 August 2019 - 08:58
Dështimet e Shpend Ahmetit nuk kanë të ndalur, i lë qytetarët pa ujë

Ka tri jave që Lagjja Qëndresa është pa ujë prej orës 8 në mëngjes e deri në 7-8 të mbrëmjes. Domethanë, 12 orë pa ujë. 

Në Facebook i kam më së paku 25 frendsa nga e njëjta lagje por asnjëri prejt tyre një germë të vetme se shkruan në shenjë shqetësimi. Mu ka mbush mendja se edhe në fyt me na shkelë, kush vriu e as ciu nuk bënë. Sepse ky milet reagimin e sheh si diçka katastrofike. E sa për protesta, mos t'flasim! Ndërsa kur bëhen bashkë rreth tavoline qoftë edhe vetëm dy, s'lënë gjë pa thënë e as njeri pa e sha si o ma zi. Natyrisht me lugë të plasikës në gojë!

Në anën tjetër, ky far Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës me demek, në vend se të merret me problemet e lagjeve të tëra të Prishtinës pa ujë, me problemin e kanalizimeve që ecin mbi tokë si fontana e me qentë endacakë që donë me na hangër edhe nëpër oborre, ky shkon e merret me 'qashtje të mdha të kombit'! Qekaq di ky njeri!

Imagjinoni, njeriu i cili s'është në gjendje me na sigurue bile ujin e pijshëm, i cili s'është n'gjendje me i akomodue as qentë endacakë, ky ka ymyt me kalue pragun në zgjedhje.

Bile, me ja dhënë rastin, edhe për kryeministër s'kish me thënë jo.

Ja deri n'çfarë derexhe ka ra katundi!

Image

(Kosova Sot Online)