Për dy javë, dy fëmijë kosovarë ndërruan jetë në spitalet e Turqisë

  • 02 August 2019 - 09:03
Për dy javë, dy fëmijë kosovarë ndërruan jetë në spitalet e Turqisë

Brenda 2 javësh dy fëmijë nga Kosova që kishin shkuar për të kërkuar shërim në Turqi, ndërruan jetë në spitalet e Stambollit

Foshnja 9 muajshe Dea Tahiraj që pësoi djegie të shkallës së 3-të, ra në koma dhe për shërimin e saj kërkohej ndihmë për ta dërguar jashtë vendit. Pacientja e vogël qëndroi në Intensivën Qendrore të QKUK-së për disa ditë derisa u mblodhën paratë për ta dërguar në Turqi.

Paratë u mblodhën dhe familja e dërgoi Dean në Stamboll, por vetëm një orë pas mbërritjes atje vogëlushja ndërroi jetë. Ende nuk ka ndonjë raport për gjendjen e saj pas mbërritjes në Turqi dhe për shkaqet e mundshme të vdekjes.

Vogëlushja tjetër, Blinera Berisha 8-vjeçare, ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme. Ajo ishte diagnostikuar me leukemi dhe shërimi i saj kishte kosto të lartë. Familja kërkoi ndihmë për ta dërguar në Turqi.

Por fatkeqësisht dje u njoftua se Blinera ka ndërruar jetë, ndërkaq sot do të bëhet varrimi i saj.

Edhe më herët është raportuar për vdekje të pacientëve që kanë paguar mijëra euro në spitalet e Stambollit dhe kanë gjetur vdekjen. Shteti nuk ka ndonjë raport për numrin e pacientëve të vdekur në Turqi apo edhe vende tjera të evropës.

Image
Image

(Kosova Sot Online)