Gjuriq: Ndryshimi i qeverisë në Kosovë nuk do të thotë asgjë për dialogun me Serbinë

  • 02 August 2019 - 09:42
Gjuriq: Ndryshimi i qeverisë në Kosovë nuk do të thotë asgjë për dialogun me Serbinë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nuk pret ndikim në dialog në rast të ndryshimit të qeverisjes në Kosovë.

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se për dialogun nuk do të thotë asgjë ndryshimi i qeverisë në Kosovë sepse “kushdo që do të jetë në qeverisjë do të jetë dikush nga separatistët”.

“Është shumë e mundshme se do t’i përfaqësojë dikush që i ka përfaqësuar deri më tani. Beogradi mbahet për principet se dialogu do të vazhdojë atëherë kur të hiqet taksa ndaj mallrave serbe. Ne tani qëndrojmë t’i ndihmojmë popullit në Kosovë”, deklaroi Gjuriq për “Rts”.

Gjuriq po ashtu ka thënë se Serbia gjithmonë ka qenë e angazhuar kur bëhet fjalë për dënimin e krimeve të luftës dhe asnjëherë nuk është përqendruar tek kombësia.

“Krimet e luftës nuk harrohen, nëse dikush ka menduar se po. Mund të them se jam i kënaqur që nuk ndalemi së dënuari krimet e luftës dhe se ata herët ose vonë do të dalin para gjykatës”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)