SHBA “gati” për të tërhequr mijëra trupa nga Afganistani

  • 02 August 2019 - 11:58
SHBA “gati” për të tërhequr mijëra trupa nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara raportohet se janë të gatshme të tërheqin një numër të madh të forcave amerikane nga Afganistani, në këmbim të garancive nga talibanët për të nisur negociatat e drejtpërdrejta me Qeverinë afgane, për përfundimin e luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.

Washington Post dhe CNN cituan burime të paidentifikuara të kenë thënë se numri i ushtarëve do të zvogëlohej nga 14,000 në 8,000-9,000, në kuadër të planit për paqe.

Deri më tani, talibanët nuk kanë pranuar të negociojnë me Qeverinë e Kabulit, duke e cilësuar atë si “regjim kukull”.

Masat e tjera do të përfshinin zvogëlimin e personelit në ambasadën amerikane dhe shkurtime në personelin e sigurisë, raportoi CNN.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë më 31 korrik, i dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, tha se janë katër çështje kryesore për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes: tërheqja e trupave të huaja, garancitë e talibanëve për parandalimin e sulmeve terroriste, dialogu midis afganëve që çon në zgjidhje politike dhe armëpushimi i përhershëm.

Khalilzad do të fillojë një raund të ri bisedimesh me talibanët në Doha të Katarit, në ditët e ardhshme.

Ai ka zhvilluar deri më tash tetë raunde bisedimesh për paqe me talibanët, ndërsa të dyja palët kanë thënë se kanë bërë përparim të rëndësishëm.

(Kosova Sot Online)