Vdekja e 39 vjeçarit në aksidentin në Merdare, arrestohet i dyshuari

  • 02 August 2019 - 12:43
Vdekja e 39 vjeçarit në aksidentin në Merdare, arrestohet i dyshuari

Me datën 29 të muajit të kaluar, në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Merdare, një person ka vdekur si pasojë e aksidentit.

39 vjecari, Blerim Softolli nga Podujeva ishte personi i cili nuk arriti t’i përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti, duke ndërruar jetë në vend të ngjarjes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, vozitësin e veturës tjetër që ishte përfshirë në këtë aksident fatal.

“Lidhur me rastin e datës 01.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/ shqiptar dhe i njëjti me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, familjet Softolli nga Podujeva dhe ajo Hoxha nga Gjilani ia kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra tjetrës në ditën kur është varrosur 39-vjecari.

(Kosova Sot Online)