VV i kundërpërgjigjet Thaçit rreth kërkesës për mandatarin të ri të Qeverisë

  • 02 August 2019 - 13:36
VV i kundërpërgjigjet Thaçit rreth kërkesës për mandatarin të ri të Qeverisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës. Shemsi Syla nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se janë kundër veprimit të Presidentit.

Syla ka thënë se i kanë gati nënshkrimet për ta shpërbërë Kuvendin dhe se ata duan zgjedhje sa më parë të jetë e mundur.

Këto komente Syla i ka bërë në fillim të konferencës së LVV-së, lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të FSK-së.

(Kosova Sot Online)