Zyrtari i NISMËS e ka një kërkesë për LDK’në dhe VV’në

  • 02 August 2019 - 16:02
Zyrtari i NISMËS e ka një kërkesë për LDK’në dhe VV’në

Shefi i Grupit Parlamentar të  Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi u ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të mbledhin 40 nënshkrime që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për shpërndarjen e kësaj legjislature.

Përmes një postimi në Facebook, Sherifi ka thënë se kjo është mënyra e vetme që Presidenti Thaçi të shpallë zgjedhjet e parakohshme menjëherë.

“Të gjitha deklaratat tjera janë vetëm justifikim dhe asgjë më shumë se justifikim. Vetëm kështu sovrani do të mund ta sheh se kush vërtetë është për shkuarje në zgjedhje dhe kush është duke e bërë këtë vetëm për farsë! Koha është për veprim dhe jo për justifikim”, ka shkruar Sherifi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Partitë opozitare, në veçanti LDK dhe VV përgjatë dy viteve të kohëzgjatjes së qeverisë në vazhdimësi dhe në mënyrë konsistente kanë bërë vetëm dy gjëra: Që nga dita e parë e votimit të qeverisë kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme si dhe përmes 40 nënshkrimeve të deputetëve kanë thirrur seanca te panumërta të jashtëzakonshme për tema të ndryshme edhe pse shumë prej tyre kanë qenë tema zakonshme!

Krejt çka këto dy parti tani duhet të bëjnë është mbledhja për herë të fundit e 40 nënshkrimeve, të cilat besojmë që ende i kanë, në mënyrë që të thërrasin seancën e fundit të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës, shpërndarjen e kësaj legjislature. Vetëm kështu Hashim Thaçi do të detyrohet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme menjëherë!

Të gjitha deklaratat tjera janë vetëm justifikim dhe asgjë më shumë se justifikim. Vetëm kështu sovrani do të mund ta sheh se kush vërtetë është për shkuarje në zgjedhje dhe kush është duke e bërë këtë vetëm për farsë! Koha është për veprim dhe jo për justifikim.

(Kosova Sot Online)