Gjenden 526 dhëmbë në gojën e një djaloshi nga India

  • 02 August 2019 - 19:18
Gjenden 526 dhëmbë në gojën e një djaloshi nga India

Një djalosh shtatë vjeçar i cili po vuante nga dhimbja e dhëmbëve shkoi të kontrollohej tek doktori. Ajo çfarë u zbulua, shokoi të gjithë. Në gojën e tij ishin 526 dhëmbë.

Qindra dhëmbë u gjetën brenda në qiellzën e gojës dhe në nofull. Ato u hoqën me operacion në bashkëpunim me doktorët nga Kolegji Dental Saveetha dhe spitali Chennai.

“Dhëmbët kishin madhësi të ndryshme nga më i vogli 0.1mm deri tek më i madhi 3mm. Kurora dhe rrënjët ishin shumë të vogla” tha Pratibha Ramani, shefja e departamentit patologjinë orale në spital.

“Na u desh që ta operonim. Sa më thellë që shkonim në mish, aq më të vegjël ishin dhëmbët” shtoi ajo.

Pa marrë parasysh numrin e madh të dhëmbëve në gojë, djaloshi nuk kishte pasur dhimbje më herët. “E vetmja gjë që e shqetësonte atë ishte njëri dhëmb i cili i shkaktonte dhimbje, ndërsa të tjerët nuk ishin shkaktarë”.

Ende nuk dihet nëse çrregullimi ishte bërë për shkaqe gjenetike apo nga faktorët e ambientit, shkruan The Guardian.

(Kosova Sot Online)