Specialja fton për intervistim personin që gjatë luftës ishte 14 vjeç

  • 03 August 2019 - 07:56
Specialja fton për intervistim personin që gjatë luftës ishte 14 vjeç

Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim një kosovar që gjatë kohës së luftës ishte 14 vjeç. Bëhet fjalë për zyrtarin në Ministrinë e Drejtësisë, Rilind Berishën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se kjo është ftesa më e befasishme që ka marrë ndonjë herë, derisa ka njoftuar se do të paraqitet në Gjykatë më 5 gusht.

“Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha.

(Kosova Sot Online)