Kosova përballë përbërjes së re të Komisionit Evropian

  • 03 gusht 2019 - 08:24
Kosova përballë përbërjes së re të Komisionit Evropian

Grupi për Studime Juridike dhe Politike sot mban konferencë për media ku do të prezantohen vlerësimet dhe qëndrimet mbi temën: “Zgjedhjet në Bashkimin Evropian: Kosova përballë përbërjes së re të Komisionit Evropian”.

Në këtë konferencë për media, GLPS do të prezantojë vlerësimet e saj mbi përbërjen e re të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian si dhe implikimet e tyre në raport me pritjet dhe qëllimet e Kosovën në kuadër të agjendës për integrim evropian.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet profileve të presidentes tashmë të konfirmuar të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe të nominuarit për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell.

Në diskutimin e profilit të këtij të fundit do të shtjellohen më gjerësisht se cilat mund të jenë efektet dobiprurëse dhe të dëmshme të konfirmimit të tij potencial për dialogun Kosovë-Serbi, dhe se cila duhet të jetë qasja e institucioneve të Kosovës në rast se i nominuarii Josep Borrell nuk i përmbahet qasjes neutrale ndaj shtetësisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online )