Anëtari i kryesisë së LDK’së: Shpejtë e merrni vesh emrin e kandidatit për kryetar

  • 03 August 2019 - 09:29
Anëtari i kryesisë së LDK’së: Shpejtë e merrni vesh emrin e kandidatit për kryetar

Anëtari i kryesisë së LDK’së, njëherësh kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor ka deklaruar se LDK’ja sot përmes këtij procesi do të konfirmojë se është partia më e madhe në vend. Ai këtë deklaratë e dka dhënë për Express, pak para fillimit të Kuvendit. Ndërkohë që në zgjedhje të jashtëzakonshme, Muhaxhiri ka deklaruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje në fund të shtatorit.

Kreu i Pejës, nuk ka deklaruar nëse Mustafa do të jetë kandidati i vetëm për ta rimarrë ‘timonin’ e LDK’së.

“ Është një Kuvend I zakonshëm Zgjedhor në të cilin LDK’ja do të konfirmojë se është partia më e madhe në vend. Ato kanë qenë diskutime brenda kryesisë së partisë. Në fund kemi dal me kandidat koncensual për kësi. Nga ajo që është diskutua në mbledhjen e kryesisë, gjatë procesit do të bëhet publike”

E për zgjedhjet e përgjithshme në vend, Muhaxhiri ka deklaruar se ato pritet që të mbahen në fund të shtatorit.

“Presidenti i ka krye obligimin e tij kushtetues. Kuvendit i mbetet t’i marrë masat e tija për shpërbërje. Besojë që  në fund të shtatorit do të mbahen zgjedhjet.

(Kosova Sot Online )