Ish-ministri Imet Rrahmani konfimron se Haziri s’është kandidat për Shef të LDK’së

  • 03 August 2019 - 09:34
Ish-ministri Imet Rrahmani konfimron se Haziri s’është kandidat për Shef të LDK’së

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Deputeti i LDK-së që vjen nga Gjilani në një prononcim për media , ka konfirmuar se Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk është kandidat për Kryetar të LDK-së.

Rrahmani që është njëri nga 28 delegatët e Gjilanit në Kuvendi Zgjedhor të LDK-së ka thënë se Lutfi Haziri është tërhequr si rezultat i negociatave të brendsh

“Jo Lutfi Haziri nuk është kandidat për Kryetar të LDK-së si rezultat i bisedimeve dhe negociatave të brendshme të LDK-së për kandidatin konsensual”, ka thënë Rrahmani.

Deputeti i LDK-së ka thënë se ky kuvend do të jetë solemn dhe shembull

“Kuvendi i nëntë zgjedhor do të jetë solemn dhe unë pres që përpos LDK-së të jetë shembull i mirë dhe një ringjallje e shpresës që ndryshimi do të bëhet”, ka thënë Rrahmani.

(Kosova Sot Online)