E thotë edhe Murtezaj: Isa Mustafa është kandidat konsensual, nuk mohon kandidaturat tjera

  • 03 August 2019 - 09:59
E thotë edhe Murtezaj: Isa Mustafa është kandidat konsensual, nuk mohon kandidaturat tjera

Valon Murtezaj, Profesor i Universitetit të Parisit dhe anëtar i LDK-së, ka deklaruar  para fillimit të Kuvendit Zgjedhor të LDK-s se  ky kuvend është moment i rëndësishëm për LDK-në.

“Është moment I rëndësishëm për LDK-në që me dalë e fuqishme nga ky Kuvend , me hy e fuqishme në zgjedhjet nacionale, prandaj secili duhet të jap kontributin e vetë në mënyrën më të sinqert që njerëzit e duhur të vijnë në pozitat e duhura”, ka thënë Murtezaj.

Ai ka konfirmuar se në bisedimet e Kryesisë, Isa Mustafa është propozuar si kandidat konsensual.

“Kandidatët ende s’janë propozuar. Isa Mustafa është orientimi I parë qe ka dalë nga konsultimet për një konsensus të gjërë, por mund të ketë edhe kandidatura të tjera”, ka thënë Murtezaj.

(Kosova Sot Online )