Isa Mustafa mbërrin në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së

  • 03 August 2019 - 10:13
Isa Mustafa mbërrin në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e IX Zgjedhor, ku do të votohet për kryetarin  e partisë.

Në ambientet ku do të mbahet Kuvendi Zgjedhor ka arritur edhe kryetari aktual, Isa Mustafa. Ai po shoqërohet nga djali i tij, Besniku. Isa Mustafa pritet të jetë kandidati konsensual për të cilin janë marrë vesh zyrtarët e kësaj partie.

E gjatë hyrjes në Kuvend, kreu aktual i LDK’së, nuk është përshëndetur me ish-presidentin dhe ish-kreun e LDK’se, Fatmir Sejdiun.

Image

 

(Kosova Sot Online)