Ishte eliminuar në garën e fundit, tash Vjosa Osmani kërkon të ndryshohet procedura e zgjedhjes së kryetarit

  • 03 August 2019 - 10:21
Ishte eliminuar në garën e fundit, tash Vjosa Osmani kërkon të ndryshohet procedura e zgjedhjes së kryetarit

Deputetja më e votuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së. Osmani pak para fillimit të procesit të Kuvendit Zgjedhor ka deklaruar se pret një proces të qetë dhe demokratik. Por Osmani ka thënë se në këtë mbledhje do të propozojë që të ndryshohet statutit për 50 +1 për qind. Kjo ngase sipas saj ky parim është jo demokratik, shkruan Express.

Ajo ka deklaruar se statuti i LDK’së lejojn që të ketë edhe kandidatura të tjera për kryetar të partisë. Ndërkohë  që nuk është prononcuar  nëse do të jetë kandidate për kreyetare të LDK’së.

Tutje ajo ka deklaruar se pret që të zhvillohet një proces i qetë dhe se nuk do t’i plotësohen qejfet atyre që duan ta shohin LDK’në të përçarë.

“Duhet ta kemi të qartë që partia kërkon stabilitet por në të njëjtën kohë zgjedhjet fitojnë. Veprimi i parë që duhet të bëjmë sot në mbledhje  është ndryshimi i statutit. Unë besojë që deklarata ime e sqaroj qëndrimin tim. Që të gjitha përpjekjet e mia do të jenë për unifikim dhe  bashkim. Nuk do t’ia plotësoje qefin të gjitha të që  po duan që të na shohin se si bëhemi copa në mes veti”, ka thënë Osmani.

Tutje rreth kandidaturave të mundshme, Osmani ka sqaruar se “Statuti lejon që të propozohen edhe kandidatura të tjera.

(Kosova Sot Online)