Mustafa: Është koha që LDK-ja ta marrë në duar fatin e Kosovës

  • 03 August 2019 - 10:32
Mustafa: Është koha që LDK-ja ta marrë në duar fatin e Kosovës

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbajtur fjalim hyrës në Kuvendin zgjedhor që tashmë ka filluar.

Ai tha se është koha që LDK-ja të marrë në duar fatin e Kosovës.

Sipas tij, gjatë procesit zgjedhor në LDK kanë ndodhur disa incidente të vogla që janë menaxhuar me kujdes dhe dështuan të gjithë ata që nuk ia duan të mirën LDK-së.

Mustafa tha se vetëm një fitore e madhe e LDK-së ia kthen shpresën Kosovës. Ai gjithashtu gjatë fjalimit të tij hyrës shtoi se partia e tij është demokratike dhe me këtë rast ka të drejtë çdonjëri të kandidojë.

Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.

(Kosova Sot Online)