Fatmir Sejdiu eliminohet nga gara për kryetar të LDK-së, ja sa vota i mori

  • 03 August 2019 - 10:55
Fatmir Sejdiu eliminohet nga gara për kryetar të LDK-së, ja sa vota i mori

Komisioni që e udhëheq Kuvendin Zgjedhor brenda LDK-së, ka nominuar Isa Mustafën dhe Fatmir Sejdiun, për të hyrë në garë për kreun e partisë.

Burime të media, brenda takimit, bëjnë të ditur se pas hedhjes në votim, Fatmir Sejdiu nuk ka arritur që ti merr votat e mjaftueshme për të qenë kandidat për kryetar.

Sejdiu ka arritur që ti merr 78 vota për të qenë kandidat për kryetar të LDK-së.

Pritet që kandidati i vetëm të jetë Isa Mustafa.

(Kosova Sot Online)