Isa Mustafa rikonfirmohet me aklamacion kryetar i LDK’së

  • 03 August 2019 - 11:14
Isa Mustafa rikonfirmohet me aklamacion kryetar i LDK’së

Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë.

Mustafa e ka kaluar pragun e 50+1 për qind e delegatëve për të hyrë në garën për Kryetar të Partisë.

Ish-Kryeministri po shkon drejt një mandati të tretë për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Fatmir Sejdiu s’është lejuar as të kandidoi pasi s’ka pasur nënshkrimet e më shumë se gjysmës së delegateve.

(Kosova Sot Online)