Fatmir Sejdiu edhe një herë del si humbës para Isa Mustafës, bën akuza të rënda

  • 03 August 2019 - 11:19
Fatmir Sejdiu edhe një herë del si humbës para Isa Mustafës, bën akuza të rënda

Kreu aktual i LDK’së, Isa Mustafa para pak minutave e ka eliminuar nga gara Fatmir Sejdiun, të cilit s’ia ka aprovuar kërkesën që të hiqen nënshkrimet për të qenë pjesë e garës për Shef partie. Sejdiu kishte kërkuar që mos të ketë 50+1 për qind të nënshkrimeve për t’u bërë pjesë e garës. E pas fjalës së tij para delegatëve Sejdiu është shprehur se LDK nuk mund të hecë përpara në këtë mënyrë Ai se e ka lëshuar Kuvendin Zgjedhor.

“Unë them se me këtë mënyrë të punës, me këtë ngecje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve që nuk kanë mundësi për fjalën e lirë, unë nuk i mbështes. Këtë e kemi një shenjë të keqe. Kamë provuar ditëve të fundit që të kem kontakte me kryetarin e partisë, nënkryetarët rreth asaj për kryetarin kondensual. Unë kam tentuar që të kem përgjigje, por nuk e kamë marrë një të tillë”, ka deklaruar Sejdiu.

(Kosova Sot Online)