Hykmete Bajrami uron Isa Mustafën, paralajmëron fundin e PAN’it

  • 03 August 2019 - 11:34
Hykmete Bajrami uron Isa Mustafën, paralajmëron fundin e PAN’it

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka uruar qytetarët, Kosovën dhe LDK’për për zgjedhjen e Kryetarit të ri të partisë. Ajo ka thënë se LDK do të fuqizohet edhe më shumë me fitoren e Mustafës.

“Urime qytetarë, urime Kosovë, urime LDK për Kryetarin Isa Mustafa. Lidhja Demokratike e Kosovës dëshmoi pjekuri, maturi, fuqizim dhe fitore me zgjedhjen e Isa Mustafës edhe për një mandat në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Bajrami në një reagim pas zgjedhjes së Isa Musatafës në krye të LDK’së.

Ajo ka paralajmëruar fundin e PAN’it dhe rikthimin e LDK’së në udhëheqje të Qeverisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës edhe sot iu dha shembull gjithë partive tjera. Sot është fundi i PAN-it, fundi i partive që zhvatën Kosovën me keqqeverisje, krim e korrupsion”, ka shtuar ajo.

 

Ajo ka thënë se po hyjnë në Kuvendin e IX të LDK’së e bashkuar për të dalë si partia më e fuqishme për ta çuar PAN’in në opozitë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon ditën e fitores, festës dhe fuqizimit. Koncepti i themeluesit të LDK-së për Liri, Pavarësi dhe Demokraci po jetësohet edhe në Kuvendin e IX të Lidhjes Demokratike të Kosovës që po i mbush 30 vjet”, ka shkruar Bajrami, pak para se të nisë Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së.

(Kosova Sot Online)