Fotografia e Isa Mustafës që po e bën xhiron në rrjetet sociale

  • 03 August 2019 - 12:37
Fotografia e Isa Mustafës që po e bën xhiron në rrjetet sociale

Pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat, kanë filluar edhe shakatë nëpër rrjete sociale.

Qytetarët kanë filluar ta publikojnë një fotografi nga Kuvendi Zgjedhor i LDK’së, ku fytyrat e anëtarëve të tjerë të kësaj partie janë zëvendësuar me atë të Mustafës, i cili shihet duke duartrokitur dhe buzëqeshur.

Ndryshe, Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë.

Me shumicë votash, delegatët e LDK-së vendosën që Isa Mustafa të jetë përsëri udhëheqësi i partisë. Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajtë me dyer të mbyllura për publikun.

Image
Image

(Kosova Sot Online)