Momenti kur Vjosa Osmani e uron Isa Mustafën për fitoren

  • 03 August 2019 - 13:19
Momenti kur Vjosa Osmani e uron Isa Mustafën për fitoren

Lidhja Demokratike e Kosovës sot rizgjodhi kryetar të saj, Isa Mustafën.

Lideri i LDK-së u pa i shoqëruar nga djali i tij që po e ndihmonte të ecte.

Pas zgjedhjes kryetar, anëtarë u afruan tek tavolina e Mustafës për ta uruar.

Ajo që ra në sy, ishte momenti kur Vjosa Osmani u afrua dhe ia uroj fitoren Isa Mustafës.

Vlen të kujtojmë që në vitin 2015-të, Osmani kishte pasur mosmarrëveshje me Mustafën. Por duket se marrëdhëniet e tyre janë rregulluar.

Isa Mustafa u zgjodh Kryetar i LDK-së me shumicë votash. Ky do të jetë mandati i tretë i tij në krye të partisë.

(Kosova Sot Online)