Shpërthen analisti: Kuvendi zgjedhor i LDK-së me metoda ...

  • 03 August 2019 - 13:21
Shpërthen analisti: Kuvendi zgjedhor i LDK-së me metoda ...

“Aplikimi i praktikave komuniste në subjektin më të vjetër demokratik i ngufati reformat dhe pengoi ndryshimet aq të nevojshme e domosdoshme për ndryshimet substanciale jo vetëm në LDK. Kur një kuvendi me 350 delegatë iu imponohet rizgjedhja e Isa Mustafës për kryetar në kundërshtim me vullnetin e elektoratit, atëherë ata delegatë nuk mund të jenë ndryshe pos si servil e puthadorë të liderit diktatorial”, tha analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”

Analisti politik Florim Zeqa, duke përcjellë nga fillimi rrjedhat e procesit të brendhsm zgjedhor në LDK, deri në përmbylljen e Kuvendit dhe rizgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar në një mandat të tretë, tha se në kuvendin e IX të LDK-së ndodhi vetëm ajo që është pritur të ndodhë, pazari dhe shkelja e të gjitha normave demokratike.

Image

“Rizgjedhja me aklamacion e  kryetarit "konsensual" të partisë, është përsëritje e një mendësie të vjetërsuar komuniste. Ky veprim skandaloz i zgjedhjes së kryetarit monstruoz përveç se është dhunim i demokracisë, paraqet shkelje statutore dhe shpërfilljen më të lartë të vullnetit te elektoratit rugovian”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”. Sipas tij kjo mënyrë punë nuk përkon aspak me demokracinë e re evropiane të cilën pretendon ta ndërton shteti i ri i Kosovës dhe partitë politike, por është një bartje e sistemit monistë të integruar keq në demokraci për ta dhunuar atë.

“Aplikimi i praktikave komuniste në subjektin më të vjetër demokratik i ngufati reformat dhe pengoi ndryshimet aq të nevojshme e domosdoshme për ndryshimet substanciale jo vetëm në LDK.

 

Kur një kuvendi me 350 delegatë iu imponohet rizgjedhja e Isa Mustafës për kryetar në kundërshtim me vullnetin e elektoratit, atëherë ata delegatë nuk mund të jenë ndryshe pos si servil e puthadorë të liderit diktatorial. Rizgjedhja e liderit me një patericë, i cili më shumë ngjasonte në një mumie sesa një figure të gjallë para 355 dele(gatë)ve të "vdekur" e të heshtur dëshmon "putinizimin" e thellë të LDK-së.  Në këtë kuvend fatkeq për LDK-në dhe kobzi për vendin ndodhi pazari më i pistë në kurriz të qytetarëve të vendit në emrin e elektoratit të LDK-së”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Në këtë formë diktatoriale e komunistë, sipas tij mund të formohet edhe qeveria e re, nëse ajo drejtohet nga LDK e që sipas analistit Zeqa do të ndahet copë me PDK-në, kurse qytetarët ose duhet të mobilizohen për një lëvizje të re politike ose të marrin rrugët e botës në ikje. “Po ashtu pritet që në qeverinë e ardhshme, për të tretën herë, PDK-LDK, e postet qeveritare do të ndahen në mes figurave të deritanishme qendrore të këtij subjekti politik.


Mbase disa prej disa prej aklamacionistëve do të jenë pjesë e kombinimeve për poste më të ulëta siç janë ato të zv. ministrave dhe këshilltarëve, vozitësve dhe parukierëve. Elektoratit besnik të LDK-së dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi, u kanë mbetur vetëm dy rrugë e një shpresë:mobilizimi për një organizim të ri ose largimi përgjithmonë nga vendi”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).