Shqetësuese: 73 aksidente brenda 24 orëve

  • 03 August 2019 - 13:41
Shqetësuese: 73 aksidente brenda 24 orëve

Numri i aksidenteve në komunikacion është vazhdon të rritet dukshëm.

Vetëm në 24 orët e fundit në territorin e Kosovës janë shkaktuar 73 aksidente.

Ndërkaq 50 prej tyre ishin vetëm me dëme materiale, ndërsa 23 me të lënduar.

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1383 tiketa trafiku për shoferët e papërgjegjshëm.

Image

Gjatë ditës së djeshme, policia arrestoi 25 persona, ku 13 u dërguan në mbajtje e katër në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)