Gani Geci: I thash Isës urime, me shëndet të dobësuar dhe me një këmbë i mundi

  • 03 August 2019 - 13:50
Gani Geci: I thash Isës urime, me shëndet të dobësuar dhe me një këmbë i mundi

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka marrë pjesë në Kuvendin e nëntë Zgjedhor të LDK’së në të cilin Isa Mustafa, mori timonin e LDK’së. Geci, ka shkruar se e ka uruar Mustafën për së afërmi për ri-zgjedhjen në krye të LDK’së.

“I urova zgjedhjen Isa Mustafës dhe i thash juve me shëndet të dobësuar dhe me një këmbë çka po ju bënë? Po, me pas shëndetin taman edhe Vjosës i urova kandidaturën për kryeministre”, ka shkruar Gani Geci.

Geci përveç që i ka uruar rizgjedhjen kryetar të LDK-së, Isa Mustafës, ka lënë të kuptohet se Vjosa Osmani, do të jetë e kandiduara e këtij subjekti partiak për postin e kryeministres së vendit

“Tani gara e brendshme ka kaluar, jemi para garës me kundërshtarët politik dhe do ti mposhtim. Zgjedhja e vëllaut tonë Fadil Gecit anëtarë i Këshilkit të Përgjithëm të LDK -së jep me kuptua se familja jonë është bosht kurrizor i LDK-së!”, ka shkruar tutje Geci.

Ndryshe, Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë.

Me shumicë votash, delegatët e LDK-së vendosën që Isa Mustafa të jetë përsëri udhëheqësi i partisë. Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajtë me dyer të mbyllura për publikun.

Image

(Kosova Sot Online)