Vetëvendosja ngre padi ndaj Rikallos, Memli Krasniqit e Blerand Stavilecit

  • 03 August 2019 - 13:56
Vetëvendosja ngre padi ndaj Rikallos, Memli Krasniqit e Blerand Stavilecit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Sali Zyba, dorëzoi kallëzimin penal për ish-ministrat e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Memli Krasniqi, Blerand Staveleci, sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Halim Kapllani, drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe ish drejtorin e kësaj agjencie, Elhami Hajdari.

VV ka kërkuar nga prokuroriaqë të mos vonohet me këto hetime, “tashmë ka fakte të bollshme prej fermerëve, prej këtij kallzimi e veçanërisht prej Raportin e performancës së Auditorit lidhur me procesin e menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë”, thuhet në reagim.

Tutje, VV sqaron se ky kallëzim penal mbulon dy çështje, grantet në shumën 4 milionë euro të dhëna për 4 konzurciome dhe një kompani secila prej tyre e lidhur drejtpërdrejtë me drejtues politkë dhe ish ministra si dhe keqpërdorimet prej vitit 2014 në këtë fushë.

“Vitin e fundit në Ministrinë e Bujqësisë u sajua një masë e veçantë, në shpërputhje të plotë me vet kriteret e kësaj ministrie. Mandej edhe këto kritere ilegjitime të bëra publike për këtë masë fiktive, nuk u morën parasysh.Kompanitë që i fituan ato janë:/Sofra Distribution SH.P.K/Blerim.B SH.P.K/ Catering Prishtina SH.P.K”, për projektin e ndërtimit e tregut të produkteve bujqësore në Prishtinë, “Horec Agromarket”, i janë dhënë 1 milionë euro, “Konzorciumi Dhemetra” – Armend Malazogu, Moea.shpk, i janë dhënë 1 milionë euro për ndërtimin e e kapaciteteve për prodhimin e plehut organik dhe ndikimin në mjedis, Zubin Potok D.O.O. – Rade Utovic, i janë dhënë 1 milionë euro për investime në objekt për magazinimin dhe ruajtjen e frutave si dhe në modernizimin e objekteve tjera përcjellëse-magazinimin dhe ftohjen e depove futjen e pajisjeve dhe të teknologjisë së re si dhe “Konzorciumit-NTP Arena Engineering-Kamer Elezaj/ D.P.T.Të shija/ Heron and Adea”, për “rritjen dhe therrjen e brojlerve” i janë dhënë 1 milionë euro”, thuhet në njoftim.Më poshtë njoftimi i plotë:

Kallëzim penal për ish Ministrat e zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë – keqpërdorimet milionëshe me grantetGrantet dhe subvencionet nga fondet publike janë të dedikuara për fermerët e bujqit tanë. E veçanërisht pë ata më në nevojë.

Praktika e qeverive të Kosovës deri më tash ka qenë krejt e kundërta. Grantet në vend se të shkojnë për ata që merren me bujqësi kanë shkuar për kompani milionëshe të cilat në shumicën e rasteve as nuk janë fermer e as nuk merren më këtë fushë drejtëpërdrejtë.Sot deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Sali Zyba, anëtar i komisionit parlementar për këtë fushë, dorëzoi kallzimin penal për ish ministrat e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Memli Krasniqi, Blerenda Staveleci, sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Halim Kapllani, drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe ish drejtorin e kësaj agjencie, Elhami Hajdari.

Jemi të vetëdijshëm që tashmë dhjetra fermerë për vite të tëra kanë kallzuar në prokurori, në polici për keqpërdorimet e mëdha qoftë me grantet e qoftë me subvencionet. Qindra ankesa e padrejtësi kemi pranuar prej tyre në këtë drejtim.Ndaj i kërkojmë prokurorisë që të mos vonohet me këto hetime, tashmë ka fakte të bollshme prej fermerëve, prej këtij kallzimi e veçanërisht prej Raportin e performancës së Auditorit lidhur me procesin e menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë.Kallzim i sotshëm i mbulon dy çështje, grantet në shumën 4 milionë euro të dhëna për 4 konzurciome dhe një kompani secila prej tyre e lidhur drejtpërdrejtë me drejtues politkë dhe ish ministra si dhe keqpërdorimet prej vitit 2014 në këtë fushë.Vitin e fundit në Ministrinë e Bujqësisë u sajua një masë e veçantë, në shpërputhje të plotë me vet kriteret e kësaj ministrie. Mandej edhe këto kritere ilegjitime të bëra publike për këtë masë fiktive, nuk u morën parasysh.

Kompanitë që i fituan ato janë: Sofra Distribution SH.P.K/Blerim.B SH.P.K/ Catering Prishtina SH.P.K”, për projektin e ndërtimit e tregut të produkteve bujqësore në Prishtinë, “Horec Agromarket”, i janë dhënë 1 milionë euro, “Konzorciumi Dhemetra” – Armend Malazogu, Moea.shpk, i janë dhënë 1 milionë euro për ndërtimin e e kapaciteteve për prodhimin e plehut organik dhe ndikimin në mjedis, Zubin Potok D.O.O. – Rade Utovic, i janë dhënë 1 milionë euro për investime në objekt për magazinimin dhe ruajtjen e frutave si dhe në modernizimin e objekteve tjera përcjellëse-magazinimin dhe ftohjen e depove futjen e pajisjeve dhe të teknologjisë së re si dhe “Konzorciumit-NTP Arena Engineering-Kamer Elezaj/ D.P.T.Të shija/ Heron and Adea”, për “rritjen dhe therrjen e brojlerve” i janë dhënë 1 milionë euro.

(Kosova Sot Online)