Shoqërohet në polici nipi i deputetit, dhunoi një grua

  • 03 August 2019 - 14:58
Shoqërohet në polici nipi i deputetit, dhunoi një grua

Policia e Tiranës shoqëroi sot nipin e deputetit socialist të Fushë Krujës, Rraham Rraja, Ramazan Rraja.

Kjo pas publikimit në rrjetet sociale të videos ku ai duket duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë.

Polici gjithashtu ka pezulluar dhe policen e cila nuk ndërhyn për të ndaluar dhunën.

“Lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se:

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.

Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)