Trump do që trupat amerikane të tërhiqen nga Afganistani para zgjedhjeve më 2020

  • 03 August 2019 - 15:07
Trump do që trupat amerikane të tërhiqen nga Afganistani para zgjedhjeve më 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se dëshiron që trupat amerikane të largohen nga Afganistani para zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit 2020.

Këto deklarata vijnë pas citimeve të mediave amerikane se SHBA-ja është e gatshme të tërheq një numër të madh të trupave nga Afganistani në këmbim garanimit të negociatave nga talibanët me Kabulin për t’i dhënë fund luftës 18 vjeçare.

Gazeta Uashington Post dhe agjencia e lajmeve CNN kanë cituar burime duke thënë që numri i ushtarëve do të shkonte nga 14,000 deri në 8,000 – 9,000 si pjesë e marrëveshjes për paqe për t’i dhënë fund konfliktit.

Uashingtoni tha se marrëveshja me talibanët duhet të finalizohet deri në fillim të shtatorit.

Kur u pyet nga gazetarët për tërheqjen e trupave, Trump nuk specifikoi numrin e saktë, por u tha gazetarëve se do të zvogëlohet.

“Ne kemi qenë aty për 19 vite. Jemi duke shërbyer si policë. Ne do të mund të shëptonim Afganistanin për disa ditë nëse kemi dëshirë, por nuk jam i interesuar t’i vras 10 milionë njerëz”, kishte thënë Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët, që nga shtatori, kanë mbajtur tetë runde bisedimesh të paqes. Të dyja palët kanë njoftuar për përparim në bisedimet për një marrëveshje të mundshme. SHBA-ja ka premtuar se mund të tërheqë trupat, nëse talibanët nuk lejojnë që Afganistani të përdoret si bazë për terrorizmin.

Talibanët kanë refuzuar të negociojnë drejtpërdrejt me qeverinë e mbështetur nga Perëndimi në Kabul, duke e quajtur atë të paligjshme.

(Kosova Sot Online)