Kërcënohet vajza e Vuçiqit, i dyshuari në Prokurori

  • 03 August 2019 - 16:12
Kërcënohet vajza e Vuçiqit, i dyshuari në Prokurori

I dyshuari me inicialet S.P ka dalë sot para Prokurorisë Themelore të Beogradit për të dëshmuar si i dyshuar për rastin e kërcënimit të vajzës së presidentit të Serbisë, Milica Vuçiq, shkruan tanjug.

Megjithatë në këtë seancë dëgjimore, S.P kishte shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Ivan Markoviq për tanjug, duke shtuar se atij i është caktuar masa e paraburgimit në mënyrë që të mos e përsërisë veprën.

Mbi S.P rëndojnë akuzat për veprën penale të kërcënimit të një zyrtari shtetrorë.

Siç raportojnë mediat serbe ai kishte dërguar në Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë një letër me të cilën paralajmëronte se dikush do të sulmonte familjen e Aleksander Vuçiqit, nëse nuk do të ndërhynte dikush nga shërbimi sekret serb për t’i ndalë.

(Kosova Sot Online)