Kryetari i LDK’së kërkon shpërndarjen e Parlamentit

  • 03 August 2019 - 17:01
Kryetari i LDK’së kërkon shpërndarjen e Parlamentit

Isa Mustafa, lideri i rikonfimruar i LDK’së, ka kërkuar shpërndarjen e Parlamentit të Kosovës pasi aktualisht vendi s’ka Qeveri. Ai ka thënë se LDK do të procedojë kërkesën për shpërndarjen e Parlamentit.

Isa Mustafa e ka të qartë se shpejt do të ketë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme pasi Kosova s’ka Qeveri.

Në konferencën e parë si lider i rikonfirmuar i LDK’së, Mustafa ka thënë se do të procedojnë me kërkesë për shpërndarjen e Parlamentit.

“Ne do të procedojmë në shpërbërjen e kuvendit dhe nuk do të ndërhyjmë në punën e Presidentit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se s’do të ketë koalicion me PDK’në, e cila në dy mandatet e fundit ka bërë dy Kryeministra të partive tjera.

Aktualisht, Kosova s’ka Qeveri pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje.

Aktualisht, Kosova s’ka Qeveri. Kryeministri ka dhënë dorëheqje. Është paralajmëruar se të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në opozitë ndërsa ka numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Kosovës. Ka numrin më të madh të komunave nën udhëheqje. Ndërsa, në secilin sondazh del e para.

Isa Mustafa para se të bëhet Shef për herë të tretë i LDK’së ka mbajtur pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ka udhëhequr Kryeqytetin për dy mandate. Ka qenë pjesë e Kabinetit të ish-Presidentit Fatmir Sejdiu. Pasluftës ka qenë pjesë e Bordit të Universitetit të Prishtinës. Para luftës ka mbajtur pozitën e Ministrit të Financave në Qeverinë në Ekzil të udhëhequr nga Bujar Bukoshi. Ka pasur pozitë ekzekutivie edhe në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë përkatësisht në Komunë e Prishtinës.

Vitin e fundit, Mustafa është përballur me probleme shëndetësore, për çka po e vazhdon ende trajtimin në Gjermani.

(Kosova Sot Online)