Vjen goditja e rëndë: Ja pazaret e pista, kjo është frika e partive politike

  • 04 August 2019 - 13:00
Vjen goditja e rëndë: Ja pazaret e pista, kjo është frika e partive politike

“Partitë politike po e shfrytëzojnë këtë kohë për fushata të fshehta zgjedhore, duke e ditur që tani Qeveria e Kosovës është në kaos dhe të gjithë janë në pritje se kur të mbahen zgjedhjet e parakohshme nga të cilat duket se nuk ka shpëtim alternativ. Këto veprime të fshehta të lidhjes së politikës me krimin po hetohen nga qytetarët dhe po dihen partitë politike se cilat janë në këtë valle”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Derisa kreu i shtetit, Hashim Thaçi është duke zhvilluar takime kinse konsultative me disa parti minore politike për situatën e krijuar nga dorëheqja e kryeministrit Haradinaj, përfaqësues të partive kryesore politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e pa shpallura akoma, duke zhvilluar takime në prapaskenë dhe larg syve te opinionit publik.

Image
Dardan Grapci

Lidhur me këtë, analisti politik, Dardan Grapci thotë se ky është një veprim ndër më të turpshmit që bëjnë politikanët e Kosovës, ngase në këto takime bëhen pazare nga më të ndryshmet mes politikës dhe e nëntokës kriminale nëpër lokale luksoze restorane dhe kafiteri, pa menduar për interesin e qytetarit, por vetëm për interesin e tyre kriminal se kush me këtë do ta bëjë koalicionin e radhës.

Grapci thotë se këto taktika kriminale të partive politike për negociata të fshehta me strukturat e krimit duhet të ndiqen, të hetohen dhe të ndalohen.

“Partitë politike po e shfrytëzojnë këtë kohë për fushata të fshehta zgjedhore, duke e ditur që tani Qeveria e Kosovës është në kaos dhe të gjithë janë në pritje se kur të mbahen zgjedhjet e parakohshme nga të cilat duket se nuk ka shpëtim alternativ. Këto veprime të fshehta të lidhjes së politikës me krimin po hetohen nga qytetarët dhe po dihen partitë politike se cilat janë në këtë valle. Kësaj radhe besojmë se populli nuk do mashtrohet aq lehtë, edhe nëse bëjnë koalicione para zgjedhore me kë do qoftë, por prapë se prapë në zgjedhje janë të ndëshkuara për që do të humbasin sepse po përgatitet izolimi i tyre nga qytetarët”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se arsyeja pse po i mbajnë pazaret në dyer të mbyllura, është frika nga mediumet kosovare dhe dalja marrëveshjeve jo-ligjore dhe jo-kushtetuese në publik.

“Për shkak se gjatë bisedimeve për koalicione do të ketë edhe marrëveshje kriminale ku qytetari mund të pësoj shumë keq në të ardhmen. Kjo është arsyeja kryesore pse këto lloj pazaresh kriminale duhet ndaluar edhe me ndërhyrje nga ndërkombëtarët dhe nga institucionet e Kosovës. KQZ-ja dhe drejtësia. Do të ishte mirë të ndërhyj dhe hetoj drejtësia, organet e drejtësisë dhe sigurisë takimet e tilla për pazare kriminale. Duhet të reagon dhe ti heton këto takime edhe KQZ-ja BE-ja dhe Ambasada Amerikane në Kosovë. Takimet e kësaj natyre duhet të lejohen të mbahen publikisht dhe legalisht vetëm nga koha e fillimit të fushatës ligjore zgjedhore”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Dardan Grapcit, nëse politika kosovare ndërton edhe në këtë mandat një koalicion të ri mbi bazën e interesave kriminale të partive politike, qytetarët nuk kanë se çka të presin vetëm se të marrin rrugën në sy përtej kufijve të shtetit, kudo në Evropë , sepse perspektiva e tyre do të vritet edhe në atë masën e vogël që ka mbetur për të shpresuar.

“Prandaj askush mos të thotë se qytetarët kanë faj që po ikin nga Kosova. Faji duhet të kërkohet tek politikanët tanë të cilët në vend se të ofrojnë alternativa për një qeverisje të mirë në interes të zhvillimit, që ti inkurajojnë dhe stimulojnë, ata po i bashkohen rrjetit të krimit dhe me gënjeshtrat e tyre janë duke i thënë popullit se nuk ka nevojë për të ikur, edhe pse vetë brenda natës bëhen të pasur para qytetarit të varfër, u “mbyten” tu i vjedhur të mirat publike të qytetarëve vetëm për xhepat e tyre”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)