Mustafa ngushëllon familjet e viktimave në ShBA

  • 04 August 2019 - 14:35
Mustafa ngushëllon familjet e viktimave në ShBA

Pas presidentit dhe kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, edhe kryetari i rizgjedhur i LDK’së, Isa Mustafa, ka shprehë ngushëllimet e tij në lidhje me sulmet në Dayton të Ohiaos dhe El paso në Teksas të ShBA.

Mustafa përmes një postimi llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur hidhërimin dhe dhimbjen e thellë për viktimat dhe familjarët që pësuan nga këto sulme.

Nushëllimet e tij ai i shprehu në drejtim të Qeverisë dhe popullit amerikan, në emrin e tij dhe të LDK’së.

 Si rezultat i këtyre sulmeve mbetën të vrarë 31 persona dhe 42 të tjerë të plagosur.


Personi që dyshohet se kreu sulmin u identifikua nga mediat amerikane si Patrick Crusius, 21-vjeçarin, i cili u identifikua falë kamerave të sigurisë.

Autori i ngjarjes së Teksasit gjatë sulmit ishte i armatosur me një kallashnikov AK-47 u fut në qendrën tregtare nga hyrja e një parkimi dhe ndërkohë që qëllonte mbi turmën, mbante edhe dëgjuese në veshë.

Ai arriti të kapet nga policia dhe momentalisht është në paraburgim.

Derisa në Deyton të Ohaios, policia ka konfirmuar vdekjen e të dyshuarit për këtë sulm.

(Kosova Sot Online)