Këshilltari i Johnson: Është shumë vonë për ta ndalur Brexitin pa marrëveshje

  • 04 August 2019 - 16:57
Këshilltari i Johnson: Është shumë vonë për ta ndalur Brexitin pa marrëveshje

Këshilltari i lartë i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Dominic Cummings, ka thënë se tani është shumë vonë për ta parandaluar një Brexit pa marrëveshje sepse tashmë Boris Johnson nuk mundet që të organizojë edhe zgjedhje edhe votëbesim deri më 31 tetor.

Cummings pretendoi se tashmë është shumë vonë për ata që duan të qëndrojnë në Bashkimin Evropian dhe nuk mund ta detyrojnë kryeministrin Johnson që ta largojë vendin nga BE’ja me një marrëveshje.

Nëse Johnson detyrohet ta dërgojë vendin në zgjedhje, me gjasë ato do t’i fitonte lideri i opozitës Jeremy Corbyn i cili më pas do ta ndalonte një Brexit pa marrëveshje.

Gjithsesi, Cummings tha se Konservatorët do të fitojnë bindshëm në zgjedhje nëse ato do të mbahen. Kryeministri Johnson ka premtuar se do ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian më së largu me datën 31 tetor, shkruan Daily Mail.

(Kosova Sot Online)