Vjen goditja e rëndë për LDK-në, ja gabimi i madh i saj

  • 04 August 2019 - 17:17
Vjen goditja e rëndë për LDK-në, ja gabimi i madh i saj

“Ky është niveli i demokracisë në partitë politike të Kosovës, mbase kjo reflekton edhe në nivelin e demokracisë në shoqërinë tonë. Një proces i tillë nuk e bënë LDK-në parti më demokratike se sa PDK, VV, AAK, etj. Kjo dëshmoj se grupet e fuqishme brenda LDK-së janë shumë më shumë të interesuara për të ruajtur interesat e tyre sidomos tani kur kësaj partie i janë shtuar ambiciet për ti fituar zgjedhjet e parakohshme”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ashtu sikur që ishte paralajmëruar gjatë kësaj jave, ashtu edhe ka përfunduar Kuvendi zgjedhor i LDK-së, duke e bërë marrëveshjen e plotë të kryesisë, një pazar i figurave qendrore në parti, për t’ia besuar edhe një mandat kryetarit të deritanishëm, Isa Mustafa i cili edhe është rizgjedhur me aklamacion si kandidat konsensual, ndërkaq kryesia dhe postet e qeverisë së ardhshme do të ndahen në mes të figurave qendrore të LDK-së.

Analistët politikë e kanë kritikuar këtë mënyrë pune, duke cilësuar si veprim që e lëndon seriozisht demokracinë e re dhe nuk i kontribuon avancimit të saj.

Image
Nexhat Haziri

Kjo mënyrë e lëndimit të frymës dhe konkurrencës së lirë demokratike, sipas analistit politik, Nexhat Haziri po shkelet nga të gjitha partitë politike në Kosovë, dhe jo vetëm në LDK.

“Ky është niveli i demokracisë në partitë politike të Kosovës, mbase kjo reflekton edhe në nivelin e demokracisë në shoqërinë tonë. Një proces i tillë nuk e bënë LDK-në parti më demokratike se sa PDK, VV, AAK, etj. Kjo dëshmoi se grupet e fuqishme brenda LDK-së janë shumë më shumë të interesuara për të ruajtur interesat e tyre, sidomos tani kur kësaj partie i janë shtuar ambiciet për t’i fituar zgjedhjet e parakohshme”, tha analisti, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Haziri ka treguar edhe ‘armën’ që është përdorur në këtë rast për të shkelur normat demokratike të votimit për dy kandidatët e paraqitur në garë, Isa Mustafës dhe Fatmir Sejdiut.

“Ka qenë neni i famshëm në statutin e kësaj partie që kërkon 50 plus 1 nënshkrime për miratim të kandidaturës për kryetar, dhe kështu nga gara është eliminuar Fatmir Sejdiu. Ndryshe Isa Mustafa nuk është futur në votim për të parë se sa do të jetë numri i votave që i fiton, por është votuar me aklamacion”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)