Vidhte kabullin elektrik dhe linte njerëzit pa drita… policia arreston më në fund 29 vjeçarin shqiptar

  • 04 gusht 2019 - 17:23
Vidhte kabullin elektrik dhe linte njerëzit pa drita… policia arreston më në fund 29 vjeçarin shqiptar

Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi shpesh herë ai ka lënë dhjetëra qytetarë pa drita, duke vjedhur kabujt elektrik që përcillnin rrymën në shtëpitë e tyre.

Policia njofton se i riu me inicialet J.D e ka kryer vjedhjen në disa lagje të Durrësit.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, nisur nga kallëzimet dhe ankesat e qytetarëve dhe të OSHEE-së se për vjedhje të kabullit elektrik në disa lagje, kanë organizuar punën duke ngritur shërbime (grackë) në afërsi të bokseve kolektive të matësve elektrikë.


Si rezultat i shërbimeve dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J.D.,29 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Ky shtetas duke pasur njohuri të posaçme si elektricist gjatë një jave ka vjedhur kabullin elektrik të furnizimit me energji elektrike në bokset kolektive të matësve elektrikë në disa lagje të qytetit të Durrësit duke i lënë banorët pa energji elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që përdorte për të kryer vjedhjet si dhe një sasi tel bakri.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale “Vjedhja”, më shumë se një herë dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”.

(Kosova Sot Online)