Ramush Haradinaj: Përulemi në nderim të dëshmorëve Hajdari dhe Behluli

  • 04 August 2019 - 18:08
Ramush Haradinaj: Përulemi në nderim të dëshmorëve Hajdari dhe Behluli

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka shprehur nderime për dëshmorët e kombit Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Behluli.

“Homazhe në nderim të dëshmorëve Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Behluli, të cilët ranë për t’u përjetësuar në kujtesën tonë kombëtare” shkroi ai.

Tutje, Haradinaj shtoi se shqiptarët përulen me nderime të larta para veprës së tyre.

“Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut. Lavdi!” shkroi Haradinaj.

Image

 

(Kosova Sot Online)