Bie në kontakt me rrymën, humb jetën 58 vjeçari shqiptar

  • 04 August 2019 - 18:38
Bie në kontakt me rrymën, humb jetën 58 vjeçari shqiptar

Një 58 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të dielë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ndërfane në Mirditë. Viktimë ka mbetur 58 vjeçari me inicialet Gj.P. Ai ka rënë në kontakt me rrymën në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)