Deputetët sot marrin në pyetje dy zyrtarë të Telekomit

  • 05 August 2019 - 08:50
Deputetët sot marrin në pyetje dy zyrtarë të Telekomit

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të intervistojë dy zyrtarë të tjerë.

Fillimisht është paraparë intervistimi i kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në ARKEP, Kreshnik Gashi.

Ndërsa më pas edhe intervistimi i Besa Shatri-Berisha, kryesuese e Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës.

Mbledhja e Komisionit për Telekom do të mbahet prej orës 10:00.

(Kosova Sot Online)