Sot vendoset për fatin e Tomor Morinës

  • 05 August 2019 - 09:44
Sot vendoset për fatin e Tomor Morinës

Gjykata Penale sot do duhet të vendos se a do të ekstradohet ish pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina, i cili u arrestua në Bllacë me fletarrest nga Interpol-i, me kërkesë të Serbisë.

Me qenë se kërkesa për ekstardimin e Tomor Morinës u desh të udhëtonte disa ditë, të premten arriti në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë dhe e njëjta sot do të dërgohet në Gjykatën Penale. Kërkesa e ekstradimit do t’i dërgohet edhe dy ambasadave, të Kosovës dhe të Britanisë, me qenë se Morina ka dy shtetësi.

Ndërkaq, edhe përkundër paralajmërimeve të zëvendës kryeministrit Bujar Osmanit për ti bërë vizitë Morinës në burgun e Shutkës, ai nuk është lejuar për ta bërë një gjë të tillë. Madje, për këtë Gjykata Penale u kishte bërë të qartë se funksionarë të Qeverisë, nuk lejohet që të vizitojnë një të paraburgosur.

Kërkesën funksionarët e BDI-së, Bujar Osmani dhe zëvendës ministri i policisë, Agim Nuhiu, e kishin bërë përmes Qeverisë.

(Kosova Sot Online)