Mjekët në Spitalin e Pejës kanë kryer 20 operacione gjatë vikendit

  • 05 August 2019 - 11:15
Mjekët në Spitalin e Pejës kanë kryer 20 operacione gjatë vikendit

930 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 58 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

20 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.

Kanë qenë 13 Lindje, 9 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 13 foshnje dhe prej tyre 7 foshnje ishin të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 408 pacientë që në total kanë bërë 4,268 analiza.

(Kosova Sot Online)