Kryhet takimi LDK – Kosnett, s’flet askush për media

  • 05 August 2019 - 11:39
Kryhet takimi LDK – Kosnett, s’flet askush për media

Pak minuta ka zgjatur takimi në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës e ambasadorin amerikan Philip Kosnett ku të pranishëm ishin edhe Vjosa Osmani, Lutfi Haziri, Agim Veliu e Vlora Dumoshi.

Pas takimit asnjë nga pjesmarrësit në takim nuk ka folur para mediave.

Takimi është bërë me dyer të mbyllura, derisa, u tha se për atë cka u diskutua do të bëhet e ditur përmes një komunikate.

Ky takim është i pari pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së. Mustafa u rizgjodh në postin e të parit të LDK-së të shtunën, ndërkaq zgjedhja e tij është bërë me aklamacion.

Në takim i pari i LDK-së ka marrë edhe Agim Veliun e Lutfi Hazirin, Vjosa Osmanin e Vlora Dumoshin.

Mustafa dhe Kosnett janë takuar edhe gjatë muajit maj të këtij viti. Përveç Mustafës, të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.

(Kosova Sot Online)