Vdes në QKUK burri nga Prizreni që u aksidentua para një jave

  • 05 August 2019 - 12:00
Vdes në QKUK burri nga Prizreni që u aksidentua para një jave

Të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë një burrë i cili është aksidentuar para një jave në Prizren.

Aksidenti kishte ndodhur në Prizren, ndërkaq i lënduari ka qenë duke u trajtuar në QKUK q nga ajo kohë. I njëjti nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra në aksident.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prizren 28.07.2019-00:25. Lidhur me rastin, me datë 04.08.2019 në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë i aksidentuar mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, theksohet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)