Masakra në Teksas do të hetohet në cilësinë e terrorizmit

  • 05 August 2019 - 13:22
Masakra në Teksas do të hetohet në cilësinë e terrorizmit

Vrasja e 20 personave në qytetin e El Pasos, Teksas, do të hetohet në cilësinë e terrorizmit të brendshëm, njoftojnë autoritetet federale.

Krimi i bërë cilësohet për motive urrejtje, ndërsa ndaj të dyshuarit, 21 vjeçari Patrick Crusius, hetimet do të zhvillohen në të njëjtën mënyrë si hetohen edhe rastet terroriste.

Nëse ai gjendet fajtor, do të dënohet me vdekje.


Një prokuror lokal njoftoi se ai do të ngritë akuzat më të larta ndaj Crusiusit, duke shtuar se “i dyshuari e ka humbur të drejtën që të jetë mes nesh”.

Sulmi të shtunën në mëngjes u shoqërua me një tjetër sulm të nesërmen ku 9 persona humbën jetën në Dayton, Ohio.

Sulmuesi në Ohio u vra nga policia.

Hetuesit u faksuan në atë se a ishte sulmi në El Paso si një krim i urrejtjes për shkak se ka shenjtëruar hispanikët, shkruan Daily Mail.

(Kosova Sot Online)