Qershori dhe korriku muajt më të nxehtë në histori

  • 05 August 2019 - 13:25
Qershori dhe korriku muajt më të nxehtë në histori

Korriku ishte muaji më i nxehtë në histori, sipas WMO.

Sipas të dhënave më të fundit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO) dhe qendrës së saj për klimën, korriku ishte muaji më i nxehtë në histori, ndërkohë që edhe qershori do të mbahet mend si muaji më i nxehtë i të gjitha kohërave.

Alarmi vjen edhe nga sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili bën thirrje për një mobilizim të përgjithshëm për të zvogëluar emetimet e gazrave përgjegjës për ndryshimin e klimës dhe regjistrimin e temperaturave të regjistruara këtë verë.

(Kosova Sot Online)