“Lekët ose të thera!” Arrestohet shqiptari që kërcënoi me thikë biznesmenin

  • 05 August 2019 - 13:32
“Lekët ose të thera!” Arrestohet shqiptari që kërcënoi me thikë biznesmenin

Policia e Korçës ka bërë me dije se ka vënë në pranga këtë të hënë një 37 vjeçar të dënuar më parë për vrasje, i cili kishte kërcënuar me një thikë një biznesmen.

Shtetasi me inicialet E.L, ka kërcënuar biznesmenin duke i drejtuar thikën. Ai i ka kërkuar në këmbim të jetës së tij një shumë prej 5 mijë eurosh.

Korçë

Goditet një rast në fushën e gjobëvënies.

Kanos me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.

Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes.

Autori me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

E.L, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.

Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të këtij shtetasi. 

(Kosova Sot Online)